TIRANE- Artistët nuk ndalen, ndërsa kanë dalë sërish në protestë para Teatrit Kombëtar, ku kundërshtojnë shembjen e tij.

Protestës i janë bashkuar edhe qytetarë, të cilët kanë dalë kundër qeverisë për shembjen e teatrit. Ndërkohë, artistët janë mbështetur edhe nga deputetët e opozitës, duke i dalë kështu kundër projektit të qeverisë për shembjen e teatrit.

Kujtojmë se kjo çështje u bë edhe ‘mollë sherri’ sot në Komisionin e Medias dhe Edukimit, ku deputetë të opozitës kërkuan që të largohej nga salla kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: