TIRANE- Ndërsa Prokuroria ka nisur hetime për një kontratë të lidhur nga kryedemokrati Lulzim Basha me një kompani Amerikane lobimi nën dyshimet se është fshehur burimi i financimit, vjen edhe reagimi i parë nga kampi rozë.

Sekretari i Përgjithshëm i PS dhe njëherësh Kreu i Grupit Parlamentar të kësaj partie, Taulant Balla nëpërmjet një statusi në Facebook thotë se Basha dhe njerëz me lidhje familjare me të jo vetëm duhen verifikuar, por edhe duhen marë në pyetje.
WhatsApp Image 2017-11-24 at 18.12.56
STATUSI I PLOTË
Uroj qe lajmi per fillimin e hetimeve te prokurorise mbi kontraten e paligjshme te Lulezim Bashes me nje kompani te huaj, te paguar nga nje burim i padeklaruar parash, per te siguruar mbeshtetje per nxirjen e imazhit te Shqiperise te jete i vertete! Lulezim Basha duhet te pergjigjet cili eshte burimi i atyre parave? Pse nuk i ka deklaruar ato para dhe si kane perfunduar ne nje parajse fiskale? Nderkohe presim qe prokuroria te jete transparente me publikun dhe te konfirmoje vertetesine e lajmit te dale neper media mbi fillimin e hetimit. Nese lajmi eshte i vertete, ne presim po ashtu qe prokuroria te marre sa me pare ne pyetje Lulezim Bashen dhe persona ne lidhje familjare me te te cilet zoterojne llogari bankare ne Belize, sepse ai dhe askush tjeter e di te verteten e perdorimit te vules se kryetarit te partise per kete makinacion financiar qe do te kishte tronditur cdo parti politike ne cdo vend demokratik.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: