LUSHNJE- Policia e Lushnjës në bashkëpunim me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Fieri kanë arrestuar në flagrancë një 37-vjeccar, i cili nuk i është bindur policisë për të ndaluar pasi lëvizte me armë zjarri në makinë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje në vijim të kontrolleve të ushtruara me qëllim mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale dhe rritjen e sigurisë së qytetarëve, arrestuan në flagrancë shtetasin:
-Julian Sulo, 37 vjeç, banues në Karbunarë, Lushnje.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga policia në lagjen “Gafur Muço”, shtetasi Julian Sulo duke udhëtuar me mjetin tip “BMw” të blinduar, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë për të ndaluar.
Policia iu vu në ndjekje shtetasit të lartpërmendur i cili pasi braktis makinën, hedh armën që mbante në mjet dhe largohet me vrap në rrugicat e qytetit.

Falë veprimeve të shpejta të policisë së Lushnjës dhe FNSH Fier, u bë e mundur kapja e këtij shtetasi në lagjen “18 Tetori”, Lushnje.

Në afërsi të mjetit është gjetur një pistoletë tip “Grand Power” Q 100, një krehër me 15 fishekë dhe një fishek në folenë e fishekut, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprat penale “Prodhimi dhe shitja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe “Mosbindje e punonjësit të policisë së rendit publik”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: