Ky sesion merkatoje ka prodhuar transferime sensacionale dhe kur mbeten edhe 3 ditë nga mbyllja përfundimtare e tij, ndryshe nuk pritet as në ditët e fundit.

Mediat në britani raportojnë se Manchester United nuk heq dorë nga mundësia për të afruar një anësor në ekip dhe shënjestra e “djajve” është një “top-player” si Garreth Bale. “Daily Star” raporton se uellsiani është dëshira e Mourinho-s në këto ditë të fundit dhe klubi është gati për t’ia plotësuar.

Anglezët kanë bërë ofertën e parë në drejtim të Real Madrid dhe ajo është e konsiderueshme, 105 mln euro. Gjithsesi nga madrilenët ende nuk është kthyer asnjë përgjigje, por së paku nga Zidan mund të vijnë lajme të mira. Francezi së fundi është i mrekulluar nga aftësitë e Marco Asensio-s dhe mund t’i thotë po largimit të Bale.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb