Largimi i Cristiano Ronaldos drejt Juventusit ka trazuar ujrat në kampin e ‘Los Blancos’. Lojtarët e Realit janë ata më të zhgënjyerit nga tranferimi i portugezit në Torino, të paktën këtë gjë shkruan gazeta më pranë klubit madrilen ‘Marca’.

Por, pavarësisht shkrimeve të mediave shokët e tij të skuadrës asnjëherë nuk besuan se ai do të largohet nga kryeqyteti spanjoll.

Para 40 dite, Los Merengues e humbën trajnerin dhe ish yllin e tyre të skuadrës Zinedine Zidane që ishte një largim i papritur për ta.

Nën vigjilien e  bisedave, Marca kupton që shumica e lojtarëve asnjëherë nuk kanë besuar se Ronaldo do të largohet kaq shpejt.

Me Madridin që tani duhet të mësohen më këtë fakt që nuk do ta shohin Ronaldon duke fituar tituj në stadiumin Santiago Bernabeu, duket se lojtarët dhe stafi i ekipit mbretëror do ju duhet kohë që ta kuptojnë se e kanë humbur Ronaldon.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb