Kontesti i emrit i filluar nga shpallja e pavarësisë së Maqedonisë në 1991, vijoi me embargon greke (1994–1995) dhe veton e disa hershme të Athinës kundër avancimin në integrimet euro-atlantike të Shkupit zyrtar. Metju Nimiç edhe pak pensionohet dhe pas 26 vitesh ndërmjetësim, mund të “shpërblehet” për punën e tij në fund.

Më tej media zvicerane tregon rezymenë e zhvillimeve pozitive nga dy qeveritë respektive, si ndryshimi i emrit të autostradës “Aleksandri i Madh” në “Miqësia” dhe statuja 14 metërshe e gjatë e Aleksandrit në qendër të Shkupit, tani quhet “Luftëtari mbi kalë”.

“Si të pranuar dy qeveritë i shohin si zgjidhje disa emra, por tashmë debati është nëse emri i ri do ketë përdorim erga omnes, pra për përdorim të përgjithshmë, ose jo: pra përveç në takime bilaterale emri i ri të përdoret edhe në takime multilaterale dhe si vetë emërtim”, shkruan “albinfo”.

“Nga kjo e fundit ka frikë për çështje identirare: a do quhet në të ardhmen gjuha jonë Maqedonishtja e Vardarit? Maqedonia e Epërme, thonë disa kritikë. Nuk e kemi ne të drejtë të emërtohemi ashtu siç ne e ndjejmë veten? “

Në fund prestigjiozja zvicerane përmend edhe protestat greke për mos përdorim të termit “Maqedoni” në emrin e ri të vendit dhe ndërhyrjen e kryeministrit hungarez Viktor Orban në përkrahje të opozitares maqedonase VMRO, e cila “është kundër kompromisit”.

“Partia është qartësisht kundër ndryshimit të emrit. Mbështetje ka edhe nga rrethi kishtar. Ashtu si në Maqedoni edhe në Greqi, kisha ortodokse vlen si mbrojtësja e kombit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb