Fitorja e Serbisë në ‘shtëpinë tonë’ i ka ngritur në peshë mediat serbe të cilat i kanë dhënë një hapësirë të madhe ngadhënjimit të ekipit përfaqësues të tyre për fitoren në ‘Elbasan Arena’. Këto janë disa nga kryeartikujt me të cilat hapen disa prej mediave serbe:

Tanjug, “Serbia rrëzon Shqipërinë në ‘Elbasan Arena’ ndërsa Telegrafi me kryeartikujt “Serbët fitojnë ndeshjen në Elbasan, në minutën e 90’ ” dhe vijon më tej me “Shpata e nderit për Serbinë”

“Kurir” publikon artikullin me titull: “Golat e Kolarov dhe Ljajiç goditën Shqipërinë”. Ndërsa “Blic” shkruan: “Shqiponjat serbe fituan në zemër të Shqipërisë me rezultatin 2-0”.

“Serbia rrëzon në nokaut Shqipërinë në minutat shtesë”, theksohet në portalin “B92”. “Skuadra serbe mundi Shqipërinë në Elbasan Arena në ndeshjen e parafundit të këtyre eliminatoreve”.

Fitorja e skuadrës serbe nuk ka shumë rëndësi, për sa i përket kualifikimit në ‘Francë 2016’.

(g.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb