PRISHTINE- Deputeti i NISMA-s, Milaim Zeka është arrestuar ditën e sotme nga policia në Kosovë, pasi dyshohet se është i përfshirë në një skemë mashtrimi me viza pune në Gjermani.

Njësiti i krimeve ekonomike i Policisë së Kosovës, vuri në pranga mesditën e sotme deputetin Zeka, pas skandalit se 920 kosovarë janë mashtruar me vizat.

Ky arrestim vjen disa ditë pasi portali “Insajderi” publikoi hulumtimin për këtë skandal me viza, në të cilin dyshohet se Zeka ka qenë i implikuar, duke krijuar një biznes të tillë bashkë me partnerin e tij biznesmen, Ilir Krasniqi.

Sipas hulumtimit të kësaj gazete, aplikantët kanë paguar nga 50 euro deri në 3500 euro për një vizë pune. Por, në vend të punësimit dyshohet se aplikantët janë gjendur brenda një skeme mashtrimi, të cilën Prokuroria ka nisur hetimet për krim të organizuar, mashtrim dhe shmangie nga tatimi

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: