Lionel Messi më 24 qershor do të festojë 31-vjetorin në një kohë kur është i grumbulluar me kombëtaren për Botërorin. Për këtë arsye vendi organizator, Rusia, ka përgatitur një dhuratë për futbollistin.

Për sulmuesin e Argjentinës është menduar një tortë me peshë 3.5 kilogramë, si edhe një kopje e Kupës së Botës, punuar me një qeramikë tradicionale ruse. Lajmi është konfirmuar nga Departamenti i Sportit në Moskë për mediat ruse.

Argjentina sot në mbrëmje do të zbresë në fushë për të luajtur ndeshjen e dytë, përballë Kroacisë në Nizhny Novgorod Stadium.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb