Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Meta takohet me eurodeputetin në Marsejë, ja për çfarë diskutuan

24796507_1600496336663300_6202715443650976024_n

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ndodhet për një vizitë zyrtare në Francë.

Sot ai ishte i pranishëm në qytetin e Marsejës, me Presidentin e rajonit të Provence-Alpes-Cotes d’Azur, Renaud Muselier.

Në një status në Facebook, Meta shkruan se bashkëbisedoi me eurodeputetin për bashkëpunimin e Shqipërisë me këtë rajon.

“Sot në Marsejë, me Presidentin e Rajonit të Provence-Alpes-Cotes d’Azur, Renaud Muselier, eurodeputet, duke folur për bashkëpunimin e gjithanshëm të Shqipërisë me këtë rajon, nga më të bukurit dhe më të begatët e Francës e të Mesdheut,” shkruan Meta në Facebook.

 (e.f/BalkanWeb)





Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.