KOSOVE- Behgjet Pacolli sot është njëri prej shqiptarëve më të pasur, mirëpo jo gjithmonë ka qenë kështu.
Ai ka publikuar një fotografi në Facebook nga koha kur ka qenë student dhe kur kishte standard jo të mirë të jetesës, ndërsa ka treguar se të tjerët talleshin me të për këtë gjë.

“Nga eksperienca ime jetësore kam mësuar, pos tjerash: ‘Mos e quani askënd, të verbër në qoftë se e dini se ai është vërtet i verbër’, ‘mos e quani askënd të sëmurë, nëse e dini se ai është vërtet i sëmurë’”.

“Këtë e kam mësuar kur të tjerët, (mikro-borgjezia qytetare e Prishtinës) talleshin me standardin tim të jetesës kur isha student në Prishtinë”, shkruan Pacolli në postimin e tij.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: