NGA ZONJA KATERINA
Përbërësit

6 racione mish viçi
2 kokrra qepë
4 lgj vaj ulliri
1 lgj salcë domate
½ lgj miell
1 bustinë koncentrat pule
Kripë, piper, 1 gjethe dafine

Pergatitja

Fillimisht vendosim mishin e viçit të kaurdiset në një tenxhere me 4 lugë vaj ulliri. E kaurdisim mishin derisa të ndryshojë ngjyrë, më pas shtojmë qepën të grirë hollë. E ndihmojmë qepën që të tretet sa më mirë me pak kripë dhe ujë. Më pas shtojmë një lugë salcë domateje.

Vazhdojmë kaurdisjen duke e pudrosur më pas mishin me pak miell. Shtojmë një bustinë koncentrat pule dhe ujë të ngrohtë. Vendosim dhe një gjethe dafine, e mbulojmë tenxheren me kapak dhe e lemë mishin të ziejë në temperaturë të ulët. Në fund fare mund të shtojmë për shije (nëse kemi) pak lëng gogozharesh.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: