Siguria, “lajmet e rreme ‘, angazhimi civil dhe gjithëpërfshirja. Janë të gjitha këto faktorë në një manifest të publikuar në faqen e tij zyrtare në Facebook nga themeluesi i saj Mark Zuckerberg, i cili kohët e fundit po lufton fort në mbrojtje të globalizmit. Më shumë se 6 mijë fjalë, pavarësisht se milioneri i ri ka mohuar në mënyrë të qartë ambiciet e tij politike, kjo interpretohet nga analistët si një fjalim nga një President i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara.

TechSot raporton se Donald Trump dhe çështja e BREXIT nuk janë përmendur në mënyrë direkte, por letra e themeluesit të Facebook cilësohet si një himn për “unitetin e qenieve njerëzore kundër ndarjeve” dhe “pro vlerave të komunitetit kundër polarizimit” dhe “barazi ndaj hendekut social”.

Një program pak “i paqartë”, politikisht por shumë të qartë në një pikë. Drita që do të na udhëheqë drejt dalje nga tuneli është Facebook. “Progresi dhe përparimi ka nevojë që njerëzimi të jetë i bashkuar jo vetëm në qytete dhe kombe por si një komunitet global,” shkruan i frymëzuar Mark Zuckerberg.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: