Barazimi i sotëm ndaj Xhenoas duket se i ka kushtuar shumë trajnerit të Milanit, Vinçenzo Montela. Drejtuesve të Milanit duket se i ka ardhur në majë të hundës, dhe duket se italiani i ka orët e numëruara në krye të stolit.

“Corriere dello Sport” nga Italia, e bën të sigurt se Montela do të shkarkohet, dhe në vendin e tij do të vihet Paulo Sousa. Siç raportohet, Sousa kishte kontratë me FOX TV si komentator sportiv, dhe pas ofertës që Mirabeli i ka bërë, 47-vjeçari është liruar nga kjo kontratë, dhe do të jetë i gatshëm për stolin kuq e zi. Thirrja për të mendohet të jetë çështje ditësh.

souza-

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: