Një burrë në SHBA ka planifikuar një mënyrë shumë të veçantë për t’i propozuar të dashurës së tij për martesë.

Në mes të pyllit ai fshehu një kuti druri të vjetër, të cilën e bleu në një dyqan antik, dhe vendosi brenda saj unazën.

Më pas e groposi kutinë diku mes pemëve. Teksa po bënin një ecje me të dashurën e tij Lisa, ai u hoq sikur gjeti kutinë dhe po bënte sikur “ishte zbulimi i shekullit nga antikiteti”.

Në kuti shkruhej një proverbë e Biblës në lidhje me gruan si dhe në të shkruhej viti 1800. Pas disa minutash përpjekje për ta hapur me kujdes, burri suprizoi jashtë mase të dashurën e tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb