Real Madrid ka zhvilluar sot ndeshjen e prapambetur në “La Liga” kundër Leganes. Edhe pse Zidan kishte lënë pushim Ronaldo-n, mungonin Modriç, Kroos e Marcelo për shkak dëmtimi, përsëri ia ka arritur t’a mposhtë në shtëpi Leganes me shifrat 1-3.

Ndeshja nisi në malore për “galaktikët” pasi Bustinza kaloi vendasit në avantazh. Gjithsesi ky rezultat zgjati vetëm 5-s minuta pasi fillimisht Lucas barazoi shifrat ndërsa deri në fundin e ojesës së parë Casemiro i përmbysi ato.

Në fraksionin e dytë të lojës Real Madrid arriti të shënonte edhe golin e tretë. Sergio Ramos në mungesë të Cristiano-s realizoi saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Me këtë fitore Real Madrid ngjitet në vendin e 3-t me 48-t pikë, 7-t më pak se At. Madrid e vendit të dytë.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: