Janë mbyllur 8 ndeshjet e fundit të xhiros së katërt në fazën e grupeve të “Uefa Champions League”. Rezultate surprizë, gola dhe spektakël pafund ka rezervuar sërish kompeticioni më i rëndësishëm europion.
Napoli në “San Paolo” nuk ia ka dal të marrë pikë përballë Manchester City-t duke dalë me një këmbë jashtë “Champions League”. Të besuarit e Mauricio Sarri-t janë mundur me rezultatin 2-4 pavarësisht se kaluan të parët në avantazh.
Insigne zhbllokoi shifrat në minutën e 21-të, ndërsa Otamendi barazoi në 34-ën para se Stones ti përmbyste ato në të 48. Jorginho riktheu edhe njëherë barapeshën me një penallti të realizuar saktë para se Aguerro dhe Stërling të vulosnin shifta përfundimtare të takimit.
Në ndeshjen tjetër të grupit Shakhtar fitoi 3-1 kundër Feynord duke u konsoliduar në vendin e dytë. Pas 4 takimesh në Grupin F Manchester City renditet i pari me 12 pikë, Shakhtar me 9, Napoli me 3 dhe Feynord 0.
Në Grupin H Real Madrid ka pësuar humbjen e parë pas shumë kohësh në këtë kompeticion. “Glaktikët” janë mundur 3-1 në “Wembley” nga Tottenham duke humbur edhe vendin e parë në renditje. Golat për anglezët u shënuan nga Alli dy herë edhe Eriksen, ndërsa golin e vetëm për kampionët e Europës e shënoi Ronaldo.
Ndeshja tjetër e këtij grupi mes Dortmund dhe APOEL është mbyllur me shifrat e barabarta 1-1. Një rezultat surprizë ky për gjermanët të cilët janë pothuajse jashtë “Champions League”. Pas 4 takimesh Dortmund renditet e 3 me 2 pikë, 5 më pak se Real Madridi i vendit të dytë dhe 8 më pak se Tottenham i vendit të parë.
Fitore kanë korrur në fushat e tyre Liverpul e Porto të cilat kanë mundur respektivisht Maribor 3-0 dhe Leipzig 3-1
Rezultatet
Besiktas 1 – 1 Monaco/ E luajtur në orën 18:00
45+1 Rony Lopez, 54-Tosun
Dortmund 1 – 1 APOEL
29-Guerreiro, 51-Pote
FC Porto 3 – 1 RB Leipzig
13-Herrera, 48-Werner, 61-Pereira, 93-Pereira
Liverpool 3 – 0 Maribor
49-Salah, 64-Can, 90-Sturridge
Napoli 2 – 4 Manchester City
21-Insigne, 34-Otamendi, 48-Stones,62-Jorginho, 69-Aguerro, 92-Sterling
Sevilla 2 – 1 Spartak Moscow
30-Lenglet, 59-Banega
Shakhtar Donetsk 3 – 1 Feyenoord
12-Jorgensen, 14-Ferreyra, 17-Marlos, 67-Marlos
Tottenham 3 – 1 Real Madrid
27-Alli, 56-Alli, 65-Eriksen, 80-Ronaldo
(e.k/BalkanWeb)