Është ndarë nga jeta në moshën 87 vjeçare aktori francez Jean Rechofort. I konsideruar si një nga aktorët më të mëdhenj francez filmi i tij i fundit ishte në 2015,’Floride’, një film i Philippe Le Guay. Në gushtin e kaluar aktori parizien u shtrua në spital dhe kanë qenë familjarët që kanë dhënë lajmin e vdekjes së tij.
Ai njoftoi për shkëputjen nga kinemaja pikërisht kur luante filmin Floride. ‘Do ta kursej publikun, nuk dua të bëj filma horror, kishte thënë në një intervistë. Nëse duhet të luajë rolin e një plaku në një kënd që i dridhen duart më mirë të ndaloj këtu…’
Rochefort ka punuar me regjisorët më të mëdhenj të komedisë franceze dhe jo vetëm, nga Claude Chabrol e Patrice Leconte, nga Eduard Molinaro tek Bertrand Tavernier dhe Francis Veber. Mes titujve më të famshëm të filmave që ka interpretuar kujtojmë “E divorcuara”, “Disa mëkate shumë të vegjël’ “Burri i parukjeres’ “Burri i lumit”.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: