Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |
Lajme
Grupet
Rezultatet
Kalendari
RUSI 2018
5 - 2

Belgjikë - Tunizi

RUSI 2018
17:00

Republika e Kores - Meksikë

RUSI 2018
20:00

Gjermani - Suedi


Ndahet nga jeta në moshën 90-vjeçare komediani anglez Ken Dodd

Ken-Dodd-696x484

ANGLI-Eshte ndarë nga jeta në moshën 90 vjeçare, Ken Dodd, legjenda e komedisë britanike, shumë popullor në vendin e tij, njoftoi agjenti i tij në një deklaratë.

”Komediani me sy të mëdhenj dhe flokë të shpupuritur ishte një prej emrave të fundit të mëdhenj të ‘music hall’”, deklaroi agjenti i tij, Robert Holmes, për agjencinë britanike PA.

Me origjinë nga Liverpuli aktori ishte i famshëm për spektaklet e tij të komedisë, shpesh herë të shoqëruara nga ‘Diddy Men’, njerëz të vegjël që mbajnë veshje shumë të mëdha dhe me ngjyra.

Ai kishte marrë titullin ”Kalorës” vitin e kaluar, si mirënjohje për karrierën e tij të gjatë prej shumë dekadash dhe të angazhimit të tij social.

(da.xha/BalkanWeb)