TIRANE-Falë një Ndikuma në superformë, Tirana mposhti Skëndërbeun me rezultatin e pastër 2-0. Bardheblute marin frymë lirisht dhe tashmë humbja në derbi është thjeshtë një kujtim i hidhur.

Në “Qemal Stafa” djemtë e Maganit shfaqin anën tjetër të medaljës, një skuadër solide, që kontrollon sfidën dhe është ndëshkuese në rastet që krijon. Tre pikë përballë një rivali të drejtpërdrejtë vlejnë shumë, jo vetëm në aspektin psikologjik, pasi kryeqytetasit i ushtrojnë presion nga afër Partizanit kryesues. Vëndasit e nisën takimin vrullshëm me Kalarin që goditi traversën në minutën e 4-ët, një sinjal i pastër se bardheblutë luajnë për fitore.

Nëse fati nuk ishte me Kalarin ishte Ndikuma që i dha zhgjidhje takimit në minutën e 7-të. Sulmuesi Afrikan shpërtheu në krahun e majtë duke realizuar një gol me peshe, e duke çuar sfidën në shinat që trajneri Magani kërkoi. Skëndërbeu kërkon të rikthehet në lojë duke shfrytëzuar në maksimum aftësitë e Olainkës, por as Piter e as ish Lilaj nuk janë të saktë përballë portjerit Frashri. Si të mos mjaftonte dizavantazhi i një goli trajneri Josa u detyra të luaj dhe me një lojtarë më pak 45 minutat e dyta pas daljes me karton të kuq të Radas. Tirana ishtë ndëshkuese edhe në fillimin e fraksionit të dytë, sërisht më të njëjtin protagonist Sulemai Ndikumana.

Ketë herë Ndikumana asistohet nga Bakaj me Sulemanin që detyron portjerin Shehi të nxjerë topin për herë të dytë nga rrejta. Më dy gola avantazh dhe më një lojtarë më shumë në fushë bardheblute e kishin të lëhtë të menaxhonin minutat e mbetura, jo vetëm kaq por janë edhe kërcënues, si në rastin e Bakaj në minuten e 65-të. Tirana sigurojë në ketë mënyrë fitoren e 9-të sezonale duke u poziconuar në vendin e dytë në kuotën e 32 pikëve.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb