KUKËS- Bashkia e Kukësit shpall gjendjen e emergjencës për ndotjen e shkaktuar në liqenin e Fierzës. Bashkia ka shpallur 5 ditë emergjencë për të krijuar një strukturë për mbrojtjen nga ndotja.

Prefekti Liman Morina lëshon alarmin dhe thotë se “Kjo pasuri po dëmtohet çdo ditë. Ndotja krijohet nga Kosova dhe fshatrat e Kukësit”.

Prej ditësh liqeni i Fierzës është ndotur nga mbetjet urbane. Mbetjet në formën e plastikës lundrojnë gjatë gjithë sipërfaqes së liqenit, ndërsa deri më tani askush nuk ka ndërhyrë për ruajtjen e kësaj pasurie.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: