TIRANË- Pasi kryeministri Edi Rama e la pa post ministror, ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin e kemi parë të mërzitur në seancën e parë të Kuvendit, ndërsa sot në komisionin e Ligjeve ka bërë një tjetër veprim që tregon që qejf mbetjen e tij.

Ai raportohet të ketë mbërritur me vonesë në komisionin e Ligjeve, që drejtohet nga Ulsi Manja, por nuk e ka lënë me kaq, siç mëson “Panorama”.

Mësohet se pas mbledhjes së parë, kryetari Ulsi Manja i ftoi anëtarët e këtij komisioni të qëndrojnë në kafe, por Tahiri nuk i është bashkuar grupit.

Rama pak ditë më parë ka thënë se Tahiri do të jetë koordinator i platformës bashkëqeverisëse, por ndoshta as kjo nuk e “ngushëllon”.
tahiri dhe rama oopssss
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: