SHBA-Studio e arkitekturës Oiio synon të modifikojë skyline e Manhatanit me ‘The Big Bend’, një ndërtesë në formë harku, që premton të jetë ‘ më e larta në botë’.

Projekti i zbuluar nga website i studios, përveçse kërkon një zgjidhje kreative për të ‘anashkaluar’ planin rregullues të Manhatanit, ka për qëllim të shtojë një element të ri revolucionar në të ashtuquajturën Billionaires Row”, rruga e miliarderëve në rrugën 57.

Me 1220 metrat e saj dhe një hark në pjesën më të lartë, për të lidhur dy gratacelat, duke i transformuar në një ndërtesë të vetme, Big Bend do të bëhet ndërtesa më e lartë në botë, duke e kaluar edhe atë të Dubai Burjh Khalifa.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: