Vajza e ekranit, një nga femrat më tip Roza Lati ka treguar një eksperiencë negative nga puna e saj.
Roza ka treguar në emisionin “Thumb” momentin kur është ngacmuar seksualisht nga drejtori artistik i televizionit ku punonte.

Moderatorja tha se drejtori i kishte çuar poezi në Facebook, por ajo e kishte refuzuar. Pas kësaj drejtori kishte filluar t’ja kthente projektet, duke i vështirësuar punën.

“Po them një shembull meqë nuk jam më dhe meqë Agon Channel nuk ekziston më. Drejtori artistik që ishte në atë televizion ishte italian dhe kur më pa mua në fillim, kur vajta për audicion, më pa që ja bëra kameras ‘Hajde këtu hajde’, e trajtova si qen, dhe më tha mua: “Je një bishë e TV, të dua menjëherë këtu.
Me kalimin e kohës ky mua filloi më shihte, duket eprori që çfarë ka dhe më shkruan mesazh në Facebook, një poezi në anglisht dhe unë i kthej përgjigje: ‘Po bëj sikur nuk e kam lexuar’.
Të nesërmen unë shkoj në punë normal, qetë, sikur s’kishte ndodhur asgjë sepse unë bëj punën time dhe iki. Po nga ajo përgjigje mua ai më kthente mbrapsht çdo regjistrim, çdo xhirim, këmbëngulte që unë të mos isha pjesë.
Unë për t’i treguar atij se sa e aftë jam, ndonëse kisha rënë dakort për t’u paguar për 1 emision, unë mora përsipër edhe 3 të tjera, bëra 4 emisione që t’ja thyeja turinjtë atij me punën time, të shihte që talentin se mohon dot”, tregoi Roza.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: