NIGERI-Luftëtarët e organizatës ekstremiste Boko Haram kanë kryer sulme në verilindje Nigerisë me raketa antitanke si dhe me sulme vetëvrasëve me bomba, duke vrarë të paktën 80 persona.

Në Majduguri, kryeqytetin e shtetit të Borno, gjatë natës në të shtënat dhe shpërthimet u vranë të paktën 30 persona dhe u plagosën më shumë se 90 të tjerë ndërsa 20 u vranë sot në mëngjes në një shpërthimi me bombë në një xhami.

Sulmet janë një përgjigje ndaj deklaratës së një jave më parë nga Presidenti i Nigerisë Muhamed Buhariut i cili tha se forcat e kanë fituar luftën teknike kundër Boko Haram dhe se ata tani janë të vetëdijshëm për sulmet vetëvrasëse ndaj objektivave.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: