Një frut që ka shije si mishi i derrit mund të shpëtojë miliona nga uria.

‘Fruti i mrekullisë’ i njohur si jackfruit, është fruti më i madh i drurit në botë dhe rritet në Azinë Jugore dhe Juglindore.

Një frut i vetëm që peshion 4.5 deri në 45 kg përmban qindra fara që janë të pasura me kalcium, proteina, hekur dhe kalium.

Ai mund të jetë i mjaftueshëm për një familje për një vakt të tërë.

Studiuesit thonë se fruti mund të zëvendësojnë grurin dhe drithërat që janë të kërcënuara nga ndryshimet klimatike.

‘Projekti Jackfruit’ ka filluar nga sipërmarrësit 23-vjeçarë Jordan Grayson dhe Abi Robertson, të cilët kanë zëvëndësuar në ushqim mishin me frutin.

‘Është më mirë për ju sesa mishi,”-thanë Grayson dhe Abi për Daily Mail.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb