KOPENHAGEN- Një trafikant danez droge, i cili kishte me vete 1 000 cigare me kanabis, ngatërroi një veturë policie me një taksi, deklaroi policia daneze.
“Mbrëmjen e kaluar, një shitës hashashi i zonës së Kristianas, që po nxitonte të kthehej në shtëpi, mori një taksi. Që u befasua kur kuptoi se kishte hipur në një automjet policie”, shkruan të enjten e kaluar në Twitter policia e Kopenhagenit, raporton ata.
Lagje liberale e kryeqytetit danez, Kristiana, strehon që prej viteve ’70 një komunitet të vetëmenaxhuar dhe një treg të konsiderueshëm të kanabisit.
“Trafikanti kishte me vete rreth 1 000 cigare me kanabis”, theksoi policia që e arrestoi menjëherë.
(m.k/BalkanWeb)