Mushkëritë kanë të njëjtën madhësi?
E gabuar. Mushkëria e djathtë është më e madhe sepse zemra zë më shumë hapësirë në anën e djathtë. Të dyja janë të ndara në seksione të quajtura lobe, dhe mushkëria e djathtë ka 3 prej tyre, ndërsa e majta ka 2. Bashkë ato peshojnë 1.3 kg.

Ju thithni çdo ditë 2,100 deri 2,400 galonë ajër
Ky ajër siguron edhe oksigjenin e nevojshëm për qarkullimin e gjakut. Nëse ndaloni së marri frymë për më shumë se 4 minuta, mund të dëmtoni organet.

Ndërkohë që plakeni, mushkëritë mbajnë më pak ajër
Mushkëritë janë në formën më të mirë gjatë të 20-ave deri tek mesi i të 30-ave. Pas kësaj moshe fillon të dobësohet diafragma dhe indet e mushkërisë nuk mund të tendosen siç duhet.

Frymëmarrja kryhet nga diafragma
Diafragma është muri muskulor poshtë mushkërive që ndan kraharorin nga pjesa abdominale. Kur merrni frymë, ajo shtyn ajrin poshtë që të kalojë në mushkëri. Të njëjtin proces kryen edhe me frymënxjerrjen ku del dyoksid karboni.

Procesi i frymëmarrjes kontrollohet nga truri
Një zonë e trurit sinjalizon trupin kur duhet të marrë frymë. Kjo zonë dërgon sinjale në muskuj dhe mushkëri. Nëse truri nuk dërgon sinjalet e duhura, mund të ndaloni së marri frymë. Nëse kjo ndodh rregullisht kur flini, mund të keni gjendjen e quajtur apnea qendrore e gjumit.

Mburoja e parë e mushkërive nga toksinat janë qimet e vogla në hundë
Kur merrni frymë, bashkë me ajrin thithni edhe baktere dhe papastërti që ngjiten pas veshjes së brendshme të rrugëve të frymëmarrjes. Qimet e vogla në hundë valëviten dhe shkaktojnë teshtitje dhe nxjerrje jashtë të mukusit me baktere dhe papastërti.

Nëse mushkëritë përballen me një infeksion të rëndë, atëherë janë qelizat e bardha të gjakut që e luftojnë këtë infeksion.

Prekeni nga astma dhe bronkiti në mushkëri
Të dyja këto gjendje shkaktojnë ënjtje të rrugëve të frymëmarrjes dhe pengesë të kalimit të ajrit në mushkëri. Prandaj vështirësohet edhe frymëmarrja. Mund të zhvilloni bronkit nga një virus, infeksion bakterial etj.

Nuk dihet saktësisht se çfarë e shkakton astmën dhe nuk mund të kurohet. Por mund të menaxhohet me ilaçe dhe duke shmangur gjëra që nxisin sulme astmatike./shendeti/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb