Disa arkitektë në Tokio zbuluan planin e tyre ambicioz “Ocean Spiral City”, qytetin nënujor, duke deklaruar se do të jetë qyteti i parë i cili do jetë i përhershëm dhe i rinovueshëm.

Firma inxhinierike Shimizu Corporation tha se metropoli nënujor do të përdorë burimet që oqeani do ti vendosë në dispozicion.

Kjo do të përfshinte teknikat e fundit si p.sh. ujin e pijshëm që prodhohet nëpërmjet “osmozës së kundërt”, e cila përdor presionet e larta që gjenden në thellësi të vogla për të filtruar ujin e detit.

Qyteti, i cili do jetë 500 metra i gjerë, ka një formë spirale që lidhet me një stacion bazë që është të paktën 4 kilometra nën ujë.

Gjithashtu spiralja do të krijojë energji të rinovueshme duke konvertuar e energjisë termike të oqeanit, e cila krijon energji elektrike nga nivelet e ndryshme të temperaturës së oqeanit nëpërmjet një gjeneratori.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb