Në lajmet  “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji”, “Gazetës Shqiptare” sjell  fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth”. GSH.al, sjell: Hygerta mbytet në dasma dhe vjen në formë. Dy teza për Klajdi Musabelliun

 

Dy teza për Klajdi Musabelliun
Klajdi Musabelliu, është fokusuar në aparatin tonë në një skenë jo të zakontë, megjithatë janë hedhur dy teza për sjelljen e tij. 1-Këngëtari i dalë nga “Ethet”, është ulur në fillim pranë dy vajzave e duket se me bionden ka zënë më shpejt muhabet. Ata kanë diskutuar e më pas kanë mbushur bisedën e tyre plot xhestikulacione deri sa në fund biondja është dorëzuar, duke i vënë dorën në shpatull Klajdit. 2-Klajdi ka ardhur bashkë me bionden e shoqen e saj në lokal, dhe kjo mendohet të jetë e dashura e tij. Gjatë pjesës së saj të mbrëmjes ata janë sjellë normal ndërsa nga fundit kanë zbuluar afeksionin për njëri tjetrin. Se cila nga këto dy teza qëndron ende s’e dimë…

Hygerta mbytet në dasma dhe vjen në formë
Një nga miss-et e para shqiptare, Hygerta Sako këtë verë është e mbytur në punë. Biznesi i saj i fustaneve të nuseve po ecën shumë mirë. “Hygerta’s angel” këtë sezon dasmash ka arritur pikun, ndërsa miss-i i bie vetë nga pas, punëve të saj. Kjo duket se ka ndikuar edhe në ardhjen në formë të Hygertës e cila pas lindjes të vajzës iu rrumbullakosën linjat perfekte. Punë, punë natë e ditë… Kështu janë këto ditë të nxehta gushti për të, ndërsa fundjavat ia kushton familjes. Bashkë me të shoqin dhe vajzën e vogël, ata shkojnë në Vlorë, duke iu larguar tmerrit të këtyre ditëve të vaposura dhe punës lodhëse.
Ky shkrim u botua më 9 Gusht 2008
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb