Portali i njohur i rrjetit televiziv “Eurosport” mendon se janë tre futbollistë kuqezi të cilët treguan cilësi më të mëdha në fushën e lojës ndaj Italisë. Në notat e caktuara për këtë duel, emrat që bien në sy janë ato të Strakoshës, Ajetit dhe Hysajt, të tre të vlerësuar me 6,5 për atë që dhanë në fushë. Ndërkaq, pas tyre janë Roshi dhe Veseli, i pari për atë që dha në fazën ofensive, ndërsa i dyti në atë mborjtëse. Kurse pjesa tjetër e skuadrës është vlerësuar e gjitha me notën 5,5, bashkë edhe me trajnerin De Biazi i cili me sa duket nuk ka bindur edhe aq ekspertët e “Eurosport” për interpretimin që i bëri ndeshjes. Duhet theksuar se të notat e Italisë, më i dobëti në fushë është caktuar Insinje, me 5,5 pasi nuk arriti të kalonte asnjëherë Hysajn, ndërsa Bufon është lënë pa notë./Panoramasport
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: