Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Nuk është vetëm Angelina Jolie, fansat “kryqëzojnë” edhe Bihter

74062758ef5e4bcd61da946f41b7a8e1

TIRANE – Angelina Jolie, në pothuaj çdo dalje publike, e ka të pamundur të mos përballet me shkrimet për peshën e saj, e cila, në të vërtetë, kohët e fundit është bërë serioze.

d0a33334080126ffd7749bb32bff9fc6

Pak javë më parë, në një aktivitet bamirësie, Angelina kishte veshur një fustan të zi të shkurtër dhe këmbët shumë të holla u ranë në sy të gjithëve. Komentet për shëndetin e aktores pushtuan rrjetet sociale. Por nuk qenka e vetmja. Edhe në Turqi, po ndodh thuajse e njëjta gjë.

aff4c38bc5ca83b8fef9b66919ba900a

Beren Saat, aktorja e njohur turke, është vënë sërish në qendër të mediave për peshën e saj. Në fotot dhe videot e fundit të publikuara në verë, mediat turke shkruan se aktorja po humbte shumë peshë dhe kjo u kishte rënë në sy të gjithëve. Por tani ajo është më keq se vera shkruan Class.

840023ff24b45779e410cd5797b991e0

Këtë fundjavë, ndërsa është fotografuar me bashkëshortin e saj, Kenan Doğulu, duke darkuar në një restorant, Topaz, (Gümüşsuyu) në Stamboll, Beren është dukur mjaft e dobët me fustanin e zi të shkurtër. Në një prononcim për mediat pas darkës, çifti dha edhe një deklaratë.

418343330a34a02ada3f5d27e915ba61

Kenan Doğulu tha se marrëdhënia mes tyre po shkon shumë mirë, por nuk ishte kjo ajo që u komentua në media. Këto të fundit pamjen e Beren e krahasuan me “majë gjilpërë”, duke pasur parasysh këmbët shumë të holla. Në rrjet vërshuan komentet duke kërkuar edhe arsyet e kësaj rënieje drastike në peshë. Aktualisht, supozohet se Beren është 53 kg, një peshë shumë larg optimales për trupin e saj.
(BalkanWeb)


Komente ( 1 )



Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.