TIRANE- Dy partitë më të mëdha opozitare në vend, PD dhe LSI kanë nisur menjëherë aksionin opozitar kundër krimit dhe lidhjeve të politikës me trafikantët. Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, dhe kreu i grupit parlamentar të kësaj force politike, Petrit Vasili kanë shkuar në zyrën e krydemokratit Basha në Selinë e PD mbrëmjen e sotme.

Burime për “BalkanWeb” thonë se në takimin e nisur në orën 19:45 dhe që ka zgjatur plot 40 minuta, është diskutuar për tryezën e përbashkët të partive opozitare që pritet të zhvillohet nesër, të cilën Basha e njoftoi gjatë konferencës për shtyp.

Mësohet se Basha dhe Kryemadhi kanë vendosur që tryeza e partive opozitare të mblidhet nesër në orën 11:00.

Krerët e PD dhe LSI po kështu mendohet se janë rakorduar edhe për ecuruinë e aksionit të përbashkët opozitar.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb