Ka debutuar në kinema që në moshën 14 vjeçare dhe 28 vjeç në skenën më të famshme kinematografike të botës, Hollywood, për të marrë çmimin Oscar, si filmi më i mirë i huaj, duke përfunduar edhe në kopertinën e ‘Time’.

Ornella Muti shquhet si një artiste me një karrierë të pasur, duke interpretuar pothuajse në 200 filma. Artistja sot feston 60 vjetorin, por koha duket se ka ndalur për të.

E bukur dhe shumë sensuale, ajo ka punuar me regjisorët më të mëdhenj si Damiano Damiani dhe Mario Monicelli.

E lindur në 9 mars 1955, Ornella Muti është emri i artit i Francesca Romana Rivelli.
Ajo mëson shumë shpejt të bashkëjetojë mes dy kulturave, atë të babait, një gazetar napolitan dhe të së ëmës, një skulptore estoneze, që konservon nostalgji për vendin e saj.

Sytë blu dhe fytyra e saj porcelani e kanë bërë atë menjëherë një diva, që kur interpretoi për herë të parë në kinema në moshën 14 vjeçare me ‘Gruaja më e bukur’ në 1970.

Takimi më i rëndësishëm profesional në jetën e saj është në 1974, kur ajo interpretoi në ‘Romanzo popolare’ një film i Mario Monicellin, me Ugo Tognazzi.

Ornella ka tre fëmijë, Naike Rivelli, Andrea dhe Carolina (fëmijë të lindur nga martesa me Federico Facchinetti) me të cilin është divorcuar prej kohësh.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: