Mjafton të paguash 1 mijë euro, edhe nëse nuk ia ke idenë futbollit, që të luash me akademinë e Vllaznisë në debutimin e saj në Ligën e Kampioneve për të rinj, UEFA Youth League. Kjo është ajo që pretendon ish-futbollisti shkodran Luan Shpuza, tashmë menaxher, i cili ka nxjerrë një “njoftim’ të mirëfillte në rrjetet sociale duke ftuar të rinjtë që të marrin pjesë në transfertën në Moldavi për ndeshjen ndaj Zimbru.

Denoncimin e ka bërë një qytetar shkodran i cili për “JOQ” ka shpjeguar se çfarë ndodh aktualisht te akademia. “Shikoni çfarë bëhet te Akademia e Vllaznisë U-19. Kërkojnë 1 mijë euro për të shkuar në Moldavi. Ky është një menaxher në Shkodër, Luan Shpuza quhet, ka luajtur edhe me Vllazninë.
shpuza-470x165
Ju lutem publikojeni se këtu është qelbur gjithçka. Këta legena duan vetëm lek. Ai e ka lënë lajmërimin për pak kohë dhe më pas e ka fshirë statusin pasi mund t’i kenë bërë presion. Ilaçe i bëfshin ato lekë”, janë fjalët e qytetarit shkodran i cili ka dërguar edhe “provën” e postimit të Shpuzës në rrjetet sociale./p.sport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb