Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Pamundësia ekonomike, mjekët e Spitalit Amerikan i rikthejnë buzëqeshjen vajzës 7-vjeçare

thumbnail_Egla

TIRANEKeqformimi i buzës dhe i qiellzës, operacioni e vetmja mënyrë për të korrigjuar anomalinë e lindur.

T’i rikthesh buzëqeshjen një vajze të vogël, do të thotë t’i dhurosh ardhmen dhe mundësinë për të bërë realitet ëndrrat e dëshirat. Do të thotë gjithashtu që një familjeje t’i rikthesh shpresën që ta shohë fëmijën të rritet njësoj si bashkëmoshatarët e saj. Ky është rasti i Eglës, e cila që në lindje e ka pasur probleme me hundën, veshët, sytë dhe gojën.

Për vite me radhë familja e saj e kishte humbur shpresën se vajza e tyre, mund t’i rikthehej një jete normale. Aq sa për shkak të pamundësisë ekonomike, u pajtuan me fatin duke u lutur që një ditë zoti të bënte një mrekulli! E ne fakt kështu ndodhi.

Sot, fale humanizmit të mjekëve të spitalit Amerikan, Egla e vogël ka filluar të flasë më mirë, të shohë më mirë e mbi të gjitha të rrezatojë me buzëqeshjen e saj të bukur. Ndërhyrja e fundit e bërë nga stafi i mjekëve shqiptarë dhe italianë,rezultoi me sukses dhe tashmë Egla është në fazë rikuperimi të plotë në spital.

Gjithçka është ofruar falas nga Spitali Amerikan i cili e ka kthyer në praktikë ndihmën për kategoritë në nevojë,të cilat nuk mund të përballojnë ndërhyrje të caktuara kirurgjikale. Veçanërisht i ndjeshëm stafi i Spitalit Amerikan ka qenë ndaj fëmijëve, ku janë trajtuar me dhjetëra raste, kryer shumë operacione të vështira, kostot e të cilave familjet i kanë pasur të pamundur t’i përballojnë.

Ky spital është ndër të paktët që i është përgjigjur çdo apeli për ndihmë të bërë në media, duke ofruar shërbimin më cilësor e njerëzor, për këto familje.
thumbnail_Dr. Fredi

Keqformimet e lindura të qiellzës dhe buzës
“Kemi të bëjmë me një keqformim të lindur të buzës dhe te qiellzës dhe operacioni është e vetmja mënyrë për të korrigjuar këtë anomali dhe për të rikthyer fëmijën në jetën normale. Në Spitalin Amerikan kemi kryer disa raste të tilla. Qëllimi i operacionit është të mbyllet ndarja, të rikthehet funksioni i muskujve dhe t’i jepet një formë normale gojës”, thotë Dr. Alfred Aga, i cili së bashku me ekipin e mjekëve italianë morën përsipër kryerjen e këtij operacioni të vështirë.

Keqformimet e lindura të buzës dhe qiellzës kanë një incidencë 1 në 1000 lindje të reja. Pas përmirësimit të qiellzës fëmija menjëherë do ta ketë më të lehtë të ushqehet . Shumica e fëmijëve që kanë këto keqformime kanë edhe probleme me dëgjimin e shikimin e për rrjedhojë duhet në vijim t’i nënshtrohen operacioneve të tjera. Egla dhe familja e saj, nuk gjejnë fjalë të shprehin lumturinë dhe mirënjohjen.

Për të voglën, ky ndryshim do të thotë shumë. Ajo shprehet se do të shkojë në shkollë dhe askush nga shokët e shoqet nuk do ta shikojë më si më parë sepse ajo tashmë do të këtë një pamje të re, do të flasë më mirë dhe do të buzëqeshë më bukur. Me këtë rast i gjithë stafi i Spitalit Amerikan edhe njëherë ndjehet krenar për misionin dhe filozofinë mbi të cilën funksionon, ku humanizmi mbeten gjithnjë parësorë!

(BalkanWeb)


Komente ( 2 )

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.