SHKUP– VMRO-DPMNE e kryeministrit në detyrë të Maqedonisë, Nikolla Gruevski ka publikuar sot një komunikatë ku kundërshton tërësisht veprimet e fundit të partive shqiptare.

Komiteti ekzekutiv i VMRO-DPMNE thotë se është shkelur rregulli i koalicionit mes partive fituese, pavarësisht nëse BDI do jetë pjese e qeverise së LSDM-së, ndërkohë që akuzojnë edhe Tiranën se po imponon gjuhën shqipe.

“Realizimi i deklaratës nga Tirana dhe përpjekjet përmes imponimit të gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare, paraqet ridefinim të Republikës së Maqedonisë, dhe kjo është në kundërshtim me karakterin multietnik të vendit”- thuhet në komunikatën me shkrim të VMRO-DPMNE, njofton Zhurnal.

Sipas VMRO propozimet e këtilla nga ana e LSDM mund të nxisin dëm në afat më të gjatë dhe paraqesin potencial për të shkaktuar tensione dhe destabilizim të situatës për një periudhë më të gjatë.

“Përgjegjësia për gjithë këtë është drejtpërdrejtë në duart e LSDM-së, e cila nuk e morri mbështetjen e plotë të qytetarëve në zgjedhjet e parakohshme të dhjetorit”- thonë nga VMRO.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: