KAPSHTICE- Përfundimi i festave të fundvitit ka rritur fluksin e qytetarëve shqiptarë që jetojnë jashtë, si edhe shtetasve të huaj në drejtim të banesave të tyre jashtë vendit.

Radhë të gjata automjetesh janë krijuar paraditen e sotme në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës.

Gazetarja Iris Rezhda raporton për “BalkanWeb” se dhjetëra automjete qëndrojnë në radhë prej disa orësh. Shkak për këtë situatë është bërë fluksi në dalje, pasi vijon kthimi i emigrantëve në shtetin fqinj pasi kanë kaluar festat e fundvitit me familjarët dhe miqtë e tyre në Atdhe.

Mësohet se pala shqiptare punon me 4 sportele në dalje, ndërsa ajo greke me 3 të tilla.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb