Situtata vijon të jetë e komplikuar tek Paris Saint-Germanin. Konflikti për gjuajtjen e penalltive që u shkaktua me ardhjen e Neymar tek PSG nuk është zgjidhur ende, dhe shumica e ekipit është pozicionuar nga ana e Edinson Cavani-t, sipas “El Pais”.

Gazeta franceze shkruan se me qëllim për të zgjidhur çështjen dhe për plotësimin e ‘tekave’ të Neymar për gjuajtjen e penalltive dhe enceve, presidenti Nasser Al-Khealifi i ka ofruar më shumë para Cavani-t.

Megjithatë uruguajani hodhi poshtë ofertën e sheikut duke i thënë se nuk i interesonin paratë dhe se do të vazhdonte të gjuante penalltitë pasi ishte sulmues i ekipit prej 4 vitesh.

Kur Neymar mori vesh këtë, doli me justifikimin se nuk mund të luajë ndeshjen e ardhshme pasi kishte këmbën e lënduar. Emery e la jashtë dhe PSG bëri ndeshjen më të keqe përballë Montpellier.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb