Thomas Myller realizoi ‘dopietë’ në ndeshjen e parë të “Champions League” kundër Besiktas duke ndihmuar Bayern Mynchen për t’a patur sa më të thjeshtë kalimin e turit.

Por Myller për të shkëlqyer përballë turqve është ‘përgatitur’ në një mënyrë shumë të veçantë. Ai ka praktikuar disa ‘taktika’ me kalin e bashkëshortes së tij përpara ndeshjes së Ligës së Kampionëve.

Gruaja e Muller, Lisa, e filmoi bashkëshortin duke marrë pjesë në “vallëzimin e sinkronizuar” me Filouin, kalin e saj, dhe zbuloi se kali i ka dhënë Thomas këshilla të vlefshme për lojën. Vërtet bukur! Asnjëherë mos ndrysho, Thomas!

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb