TIRANE– Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka folur pas rinisjes së seancës plenare e cila u ndërpre për të gjashtën herë, pasi kreu i PD, Lulzim Basha u përjashtua, por nuk e bojkotoi.

Gramoz Ruci tha se pavarësisht se Basha nuk lëshoi foltoren nuk do thirret Byroja e Kuvendit për të marrë masa akoma më të ashpra për Bashën, pasi sipas Rucit është për herë të parë deputet dhe në Kuvend.

“Sa për sqarim duke qenë se deputeti i ndëshkuar është për herë të parë në Kuvend, po kështu dhe për herë të parë deputet njoftoj deputetët dhe opinionin publik që nuk po ushtroj kompetencën që më jep rregullorja, si kryetar i Kuvendit për të thirrur Byronë e Parlamentit për të marrë masa akoma më të ashpra për situatën e sotme. Seancën e deklaroj të mbyllur mirupafshim”-tha Ruçi.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: