Teksa në emisionin ‘Studio e Hapur’ në News24 po diskutohet rreth turit të llogaridhënies publike mbajtur nga qeveria, deputeti demokrat, Dashamir Shehi u ndal te portal “shqipëriaqëduam”, të cilin e cilësoi si një tallje dhe të paligjshme.

Lidhur me këtë deklaratë, Shehi u përball me kundërshtimin e deputetes socialiste, Elisa Spiropali e cila tha se sa më shumë e shajnë kryeministrin Rama, aq më shumë i ka rritur ky i fundit votat dhe popullaritetin e tij në këto 20 vite.

Shehi: U thotë njerëzve bëni mesazh te portali dhe merrni përgjigje për 10 ditë. Cili është ky portal që zëvendëson institucionet e shtetit. Pse duhet t’i drejtohet qytetari portalit? Kjo është tallje dhe është e paligjshme? Është kundër kushtetutës, është antiligjore, çfarë është ky shtet, çfarë janë këto ligje. Hallin nuk do na e zgjidhi i madhi, as portali që ka hapur i madhi. Ky e ka çuar në ekzagjerim të tepërt, është teatër i tepërt për një kryeministër. Ne gjykojmë që është një propagandë banale, bën bla bla bla nga mëngjesi në darkë. Na kujton kohë të vjetra, kohën e Mao Ce Dunit. Por Mao Ce Duni drejtonte 1 miliard njerëz, i shkon të bëjë gjëra të tilla. Ky nuk i thotë më fletrrufe, por i thotë portal. Cirku i budallallëkut është.

Spiropali: Sa më shumë e shajnë Ramën, stilin e tij në 20 vjet unë këtë kam dëgjuar që kur mbaj mend nga politika. Edi Rama ka këtë stilin e ekzagjeruar, shih ca vesh, por në 20 vjet Edi Rama rrit votat dhe popullaritetin.

Shehi: Po edhe Enver Hoxha.

Spiropali: Ai i kishte me dhunë. Ky kryeministër nuk rrahu një herë me një protestë. Bëhuni seriozë se nxorrët sot te Komisioni Medita kryeredaktorin e RD dhe thonit ja simboli i gazetarisë. Ju i dini budallenj njerëzit.

Shehi: Fole ti, fola unë.

Spiropali: Të gjithë njerëzit bashkë nuk gabojnë.

Shehi: Moj zonjushë, fole ti të dëgjova unë. Pusho tani se e ke zakon. Me radhë të lutem.

Spiropali: Më dha fjalën zonja Vasili.

Shehi: Shumë mirë Eni, ia dhe fjalën, mos ja jep më. Kjo thotë ai është Skënderbeu. Ne gjykojmë që kjo është hipokrite dhe tallje me qytetarët.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb