-Tribuna VIP e stadiumit “Skënderbeu”, si zakonisht, edhe dje ka qenë e tejmbushur, ndërkohë që binin në sy, pranë njëri-tjetrit, presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj, dhe ai i Luftëtarit, Grigor Tavo. Të dy i kanë dhënë dorën në fund njëri-tjetrit, ku Tavo e ka uruar Takajn për fitoren e skuadrës së tij. Nuk kanë munguar dje në tribunën qendrore edhe personalitete, si kryebashkiaku i Korçës, Sotiraq Filo, zv/presidenti i Skënderbeut, Arlind Boshku, administratori i klubit, Gerhard Takaj, etj.
-Dy herë në pjesën e parë ranë në sy mosmarrëveshjet midis anësorit Grabova dhe gjyqtarit kryesor Sino. Të dyja herët anësori e dha për Luftëtarin, ndërsa kryesori e dha për Skënderbeun rivënien anësore dhe kishte disa momente debati mes tyre, por gjithmonë në fund ka vendosur kryesori.

-Pas vërshëllimës së fundit të pjesës së parë ka protesta të gjata të miqve në adresë të gjyqtarit kryesor Sino. Këto protesta kanë qenë aq të shumta sa u desh më shumë se dy minuta që Luftëtari të linte fushën, ndërkohë që portieri Athanasopulos është parë aq shumë i tensionuar sa mezi është qetësuar nga pjesa e atyre që ndodheshin në pankinë, por sërish është parë duke sharë deri sa është futur në dhomë.

-Skënderbeu, me fitoren e djeshme, shkon momentalisht +18 pikë larg Kukësit, që ka një ndeshje më pak, të cilën do ta luajë sot, ndërkohë që kjo është diferenca më e madhe në këtë Superligë dhe duket se korçarët e kanë ndarë mendjen për ta siguruar sa më parë titullin kampion.
-Pica pas ndeshjes për të gjithë ekipin e Luftëtarit, madje trajneri Hasan Lika ka dalë nga dhomat e zhveshjes duke ngrënë pjesën e vet. I pyetur për këtë, Ilir Daja në formën e batutës ka thënë: “Nuk do të hajë vetëm Lika, pasi edhe unë do të ha sa të mbaroj intervistat”.
Burimi: http://www.panorama.com.al/sport/pikante-pica-pas-ndeshjes-daja-e-ka-me-liken-do-ha-edhe-une-sa-te-mbaroj-intervistat/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb