TIRANE- Një 19-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri sot në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:50 në zonën e ‘Brrylit’ në kryeqytet. Sipas të dhënave paraprake, i plagosur ka betur i riu me inicial V.V, ndërsa raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën pas një plumbi që ka marrë në këmbë.

Sapo u njoftuan për ngjarjen, forca të shumta policore mbërritën në vendngjarje dhe nisën hetimet për zbardhjen e shkaqeve të krimit. Sakaq, blutë po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit të ngjarjes.

Pak orë pas ngjarjes është zbardhur edhe arsyeja e plagosjes. Mësohet se i plagosuri V.V. 19-vjeç është plagosur rastësisht dhe jo si pasojë e ndonjë konflikti.

Sipas burimeve të policisë, të shtënat që terrorizuan zonën e “Brrylit” erdhën pasi është qëlluar me armë një qen i racës Pitbull, i cili kishte kafshuar një fëmijë.

Burimet e policisë thonë se autori është një baba, i cili kishte dalë me fëmijën e tij që papritmas u sulmua nga një qen pitbull. I zënë në panik, babai ka nxjerrë një armë zjarri dhe ka qëlluar disa herë nga qeni pitbull duke e vrarë atë. Mirëpo, një plumb ka kapur rikoshet edhe V.V. që ishte kalimtar i rastit. Burimet thonë se pronari i qenit nuk ishte prezent në momentin kur ndodhi ngjarja.

NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 24.04.2016, rreth orës 13:50, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në zonën e “Bërrylit”, përballë me maternitetin e ri është plagosur një shtetas me armë zjarri. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e Policisë ku ka rezultuar se: Shtetasi V. V., 19 vjeç, banues në Tiranë, është plagosur në këmbë dhe ndodhet në S. Q. U. T., jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorit dhe sqarimin e rrethanave. Ndërkohë, forca të shumta policore po ushtrojnë kontrolle në territor për kapjen dhe ndalimin e autorit.
(ed.me/ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: