TIRANE- Një aksident ka ndodhur sot në kryeqytet, ku një automjet ka goditur disa mete të tjera që ishin të parkuara. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës në rrugën ‘Mine Peza’.

Burime nga policia e Tiranës pohuan se mjeti me targa AA101MG, që e drejtonte Gjergji Laska, ka humbur drejtimin dhe si pasojë janë dëmtuar 6 automjete, të parkuara në krah të rrugës, të cilat janë; mjeti me targa AA181HV, AA869FT, TR0007R, AA750KU, AA167DZ, TR8556K. Mësohet se drejtuesi i mjetit ka qenë nën efektin e alkoolit, ndërsa ai është shoqëruar në polici dhe i është hequr patenta.

Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka pasur të lënduar, përveç dëmeve materiale. Sakaq, policia mbërriti disa orë më vonë në vendin ku ndodhi aksidenti, ndërsa vijojnë hetimet.

NJOFTIMI I POLICISE
Me date 15.07.2016, ora 02:45, ne hyrje te rruges “Mine Peza”, automjeti me targa AA101MG, me drejtues shtetasin Gj. L, ka humbur kontrollin e mjetit dhe si pasoje jane demtuar 6 mjete te parkuara ne buze te rruges. Nga ky aksident nuk ka dëme në njerëz vetëm dëme materiale.

Automjetet e dëmtuara janë të markave të ndryshme. Janë kryer veprimet proceduriale nga ana e policisë. Nga agjentet verifikues të policisë rrugore i është bërë testi i alkoolit drejtuesit të mjetit dhe ka rezultuar nën efektin e alkoolit në masën 0.31%. Drejtuesi i automjetit është ndëshkuar me masë administrative pezullim i lejes së drejtimit dhe është dërguar në OASH. Si dhe vijojnë veprimet nga kompanitë siguruese të automjeteve për vlerësimin dhe dëmshpërblimin e dëmeve materiale të shkaktuara nga drejtuesi i automjetit që është ndëshkuar nga Policia Rrugore.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: