TIRANE-Teksa djali 40-vjeçar, Ermali, iu arrestua në janar të këtij viti gjatë superoperacionit të policisë në Xibrakë të Elbasanit, si pjesë e trafikut ndërkombëtar të drogës, nëna e tij, Teuta Hoxha, duket se ka gjetur “ilaçin” për të harruar sadopak akuzat që mund t’ia lënë gjatë në burg të birin, edhe pse ajo beson se ai është i pafajshëm dhe gjithçka bëhet “për të diskretituar emrin e Enver Hoxhës Dhe si për të “rehabilituar” emrat e të dyve, Enverit nga diktatura dhe Ermalit nga narkotrafiku, Teuta Hoxha sjell një libër, ku ka marrë përsipër të tregojë për dinastinë e familjes më dominante të regjimit komunist. Libri titullohet “Enveri në kujtimet e mia”, ku flet për njohjen me bashkëshortin Ilirin, takimin e parë me Enverin, shëtitjet, bisedat intime, marrëdhëniet me pjesëtarët e tjerë të familjes, fejesën e djalit të Mehmet Shehut, një letër të panjohur të Nexhmije Hoxhës, edhe dëshmi nga ditarët personalë të vjehrrit dhe vjehrrës dhe më pak nga vitet e pas ’90­-s.

Aty, gjyshja Teuta tregon për nipin Rei dhe mbesën Hera, dy pasardhësve që ajo ua dedikon librin. Por siç do të mund të shihet nga pasazhi i mëposhtëm, libri është i shkruar në atë mënyrë, që të lë të kuptosh sikur këta janë të dy fëmijët e Rezarta Shkurtës. Ndërkohë që këngëtarja ka vetëm vajzën, Hera.
Rei është djali nga martesa e parë e Ermalit me ish­Miss­in Sonila Çaushi, të cilën Teuta Hoxha nuk e përmend asgjëkundi.
***
REAGON NËNA E REIT, SONILA
Faktin që mungon Sonila, nëna e Reit, në librin familjar të Teuta Hoxhës, qoftë thjesht duke e përmendur se është ajo që ka lindur nipin e saj apo se nuk duhet të kishte lënë të nënkuptohej se ishte biri i këngëtares, e kanë vënë re edhe disa komentues në Instagramin e Rezarta Shkurtës, përshtypjet
e të cilëve janë fshirë më pas. Megjithatë, mungesa e saj në libër vetëm sa ka shtuar kuriozët për të ditur rreth ish­bashkëshortes së Ermalit, ashtu si edhe ne.

Sonila Çaushi, ish-­bashkëshortja e Ermal Hoxhës, me të birin, Rei e kontaktuar nga gazeta “Panorama”, ajo u duk shpërfillëse në telefon ndaj ish­vjehrrës dhe e painteresuar që të komentojë rreth librit të saj. Pas shumë këmbënguljesh, Sonilën e takojmë pranë RTSH-së, aty ku ajo punon prej vitesh në sektorin e Marketingut. Edhe nga afër, indiferenca e saj lidhur me familjen Hoxha ishte po njësoj si në telefon, duke lënë të kuptohet se ajo çfarë e lidh me atë mbiemër, është vetëm djali i saj Rei, tashmë 15-­vjeçar. “Unë jam tip aspak mediatik dhe as që dua të bëhem ‘personazh’, por kësaj here jam e detyruar që të jap një përgjigjje, duke qenë se bëhet fjalë për tim bir.

Dua t’i them vetëm një fjali ish­vjehrrës: Që nëna dihet gjithmonë e shkruan apo nuk e shkruan ti, babai nuk dihet…”, thotë Sonila, e cila ka krijuar tjetër familje dhe Rei ka një vëlla 5-­vjeçar.

(d.b/Panorama/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: