TIRANE- Jo vetëm makina luksoze, por në rrjetën e operacionit të policisë të koduar “Vjeshtë 2017” kanë rënë edhe dy kazino, brenda së cilave luhej poker i jashtëligjshëm dhe konsumohej kokainë.
WhatsApp Image 2017-09-23 at 15.09.57 (1)

WhatsApp Image 2017-09-23 at 15.09.56 (1)

WhatsApp Image 2017-09-23 at 15.09.55 (1)
Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin kazino në pronësi të shtetasit Kristaq Sina, në rrugën “Mikel Maruli” është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës material:

– 3 doza të dyshuara të lëndës narkotike të llojit kokainë të cilat rezultuan të peshës 1.4 gramë

– 3 tavolina pokeri

– 30 fisha për organizim lojërash fati

– enë me mbetje lënde narkotike e dyshuar e llojit kokainë.

Gjithashtu është proceduar në gjëndje të lirë shtetasi S.R., 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi në lokalin e tij në rrugën “Mikel Maruli”, ushtronte aktivitet të kundraligjshëm të lojërave të fatit.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: