KOSOVE– Serbët dhe kosovarët duhet të ndërtojnë besim të ndërsjellë, si dhe fëmijët e serbëve të Kosovës duhet të mësojnë gjuhën shqipe në mënyrë që të sigurojnë komunikim më të mirë në të ardhmen, thotë Ministri për Kthim dhe Komunitete në qeverinë e Kosovës, Dalibor Jevtic.

Jevtiç shtoi se mësimi i gjuhës shqipe nga serbët e Kosovës është një nevojë e pashmangshme shkruan “blic.rs” duke iu referuar një interviste të ministrit.

“Shqiptarët që janë në shkolla të mesme si dhe ata që janë më të moshuar kanë njohuri mbi gjuhën serbe, gjë që nuk ndodhë me popullatën serbe dhe kjo duhet të ndryshojë”- shprehet Jevtic.
Ai shtoi se përvoja ka treguar që zhvillimet dhe jeta e përditshme e qytetarëve duhet të vendoset gjithmonë para politikës.

Ministri tha se kohët e fundit nuk janë raportuar incidente me vrasje mes dy komuniteteve dhe nëse vazhdohet në këtë drejtim do krijohet një e ardhme më e ndritur dhe do tejkalohen stereotipat e krijuara.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: