TIRANE– Partia Republikane e kryesuar nga Fatmir Mediu ka mbledhur strukturat drejtuese të kësaj force politike para protestës së nesërme të organizuar nga opozita.

Kreu i kësaj force politike u shpreh se detyra e opozitës shqiptare është garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe kjo duhet të realizohet qoftë edhe me qeveri teknike.

Ndër të tjera Fatmir Mediu tha se më 18 shkurt qytetarët protestojnë për të kthyer shpresën, kundër kanabizimit dhe bandave që po sundojnë vendin.

Opozita pritet të zhvillojë protestë gjatë ditës së nesërme. Kreu i Partisë Demokratike, Basha tha dje se protesta e 18 shkurtit do jetë një manifestim paqësor dhe mbarëpopullor.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: