‘Nuclear football’ është valixhja që duhet të jetë gjithmonë pranë presidentit të SHBA, Donald Trump, madje edhe një zyrtar ushtarak me valixhen në dorë e ndjek Donald Trumpin në çdo lëvizje të tij. Valixhja përmban kodet për një sulm bërthamor ndaj presidentit të Shteteve të Bashkuara.

Një prapaskenë që ka ndodhur me valixhen e famshme është zbuluar nga media amerikane “Axios”, e cila shkruan se gjatë vizitës në muajin nëntor që Trump zhvilloi në Kinë, valixhja ishte “mollë sherri” mes agjentëve amerikanë dhe kinezë të sigurisë. Incidenti u konfirmua për Axios nga 5 burime të ndryshme. “Axios” shkruan se në 9 nëntor Trump dhe bashkëshortja e tij Melania, ishin të fuar në sallën e madhe të popullit, në sheshin Tienanmen, në tempullin e pushtetit kinez, i blinduar nga një numër i madh policësh.

Media amerikane shkruan se edhe pse çifti presidencial u fut pa problem, zyrtari me ‘futbollin nuklear’ u ndalua në një kalim sigurie, ndërsa kreu i Shtëpisë së Bardhë nuk kuptoi asgjë. Në këtë pikë, sipas medias amerikane, një tjetër zyrtar sinjalizon gjeneralin John Kelly, shefi i kabinetit të Shtëpisë së Bardhë. Ky i fundit nuk e mendon dy herë, rikthehet tek hyrja dhe urdhëron njerëzit e tij të bëjnë përpara bashkë me valixhen. Kinezët zihen në befasi. Njëri prej tyre kap nga krahu gjeneralin, i cili e shtyn dhe vazhdon përpara.

Nuk përfundon me kaq dhe situata u tensionua më tej, kur një agjent i shërbimeve sekrete amerikane sulmoi pjesëtarin e sigurisë kineze, duke e shtrirë në tokë, ndërsa grupi i drejtuar nga Kelly, bashkë me zyrtarin që mbante valixhen, arritën tek presidenti.

“Axios” shkruan se shefi i kabinetit urdhëroi të pranishmit të mos flisnin për këtë incident për të mos u prishur fugura e një mikpritjeje madhështore për presidentin e SHBA.
(I.Ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb